Teknik i Kontabilitetit
23.12.2025 11:06
Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol jetësor për të gjitha ndërmarrjet, qoftë ky një biznes privat që sapo ka filluar, një departament qeveritar ose një korporatë shumëkombëshe. Teknikët e Kontabilitetit i ndihmojnë kontabilistët profesionistë duke mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare për ta.
Kualifikimi për Teknik të Kontabilitetit është i dizajnuar për ata persona prej të cilëve kërkohet njohuri nga kontabiliteti, por jo ekspertiza. Ky kualifikim synon ata persona, të punësuar si para-profesionalë, me fjalë tjera, si ndihmës të kontabilistit apo auditorit të çertifikuar. Është ky një kualifikim i shkëlqyeshëm individual për menaxherët e zyrës, ndihmësit kontabël apo stafin administrativ dhe po ashtu një bazë e shkëlqyeshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.
Teknikët e Kontabilitetit përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:
- Shpjegoni përputhshmërinë me tatimet kombëtare dhe përmbushjen e kërkesave;
- Përgatitni format e deklarimeve tatimore për individët dhe organizatat;
- Bëni dallimin në mes të planifikimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe evazionit tatimor;
- Regjistroni transaksionet në librat e kontabilitetit;
- Përgatitni pasqyrat financiare themelore;
- Harmonizoni librin e parasë së gatshme me pasqyrat bankare;
- Bëni rregullime në kontabilitet dhe korrigjoni gabimet;
- Identifikoni entitetet biznesore dhe nevojën e tyre për raportim financiar;
- Shpjegoni natyrën, burimin dhe qëllimin e informatave menaxheriale;
- Shpjegoni dhe aplikoni teknikat e kontabilitetit të kostos;
- Përgatitni buxhete për planifikime dhe kontroll.
Kualifikimi
Programi kualifikues për Teknik të Kontabilitetit, me theks të veçantë mbështetet në aftësitë menaxhuese dhe komunikuese, zhvillimin praktik të biznesit dhe aftësitë planifikuese si dhe po ashtu njohjet më të reja mbi mjedisin tatimor dhe raportimin financiar.
Për t’u trajnuar për Teknik të Kontabilitetit ju duhet të bëheni anëtar student i ShKÇAK-së. Anëtarësimi është i hapur për profesionistë që punojnë në kontabilitet si dhe për ata që janë të interesuar në kontabilitet.
Kushtet paraprake për regjistrim
- Për t’u regjistruar si student i ShKÇAK-së në programin Teknik i Kontabilitetit, ju duhet që së paku të keni diplomën e shkollës së mesme;
- Së paku një (1) vit përvojë pune në kontabilitet/financa – që mund të përfitohet gjatë apo edhe pas trajnimit.
Planprogrami për Teknik të Kontabilitetit
Trajnimi për kualifikimin Teknik i Kontabilitetit do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 1: Kontabiliteti financiar | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Perspektiva dhe qëllimi i raportimit financiar
Karakteristikat cilësore të informacioneve financiare dhe bazat themelore kontabël
Përdorimi i hyrjeve dyfishe dhe sistemet kontabël
Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve
Përgatitja e një bilanci vërtetues
Përgatitja e pasqyrave themelore financiare
| |
Lënda 2: Kontabiliteti menaxherial dhe i kostos | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Natyra dhe qëllimi i kontabilitetit të kostos dhe atij menaxherial
Klasifikimi, mënyra e sjelljes dhe qëllimi i kostove
Teknikat e kontabilitetit të kostos
Mbështetja e planifikimit dhe marrjes së vendimeve
| |
Lënda 3: Kontabilisti në biznes | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 4: Ligjet dhe tatimet në Kosovë | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Ligjet dhe rregulloret janë subjekt i ndryshimeve dhe ShKÇAK mban të drejtën dhe obligimin që konform ndryshimeve të ligjeve që janë në fuqi ta ndryshoj edhe listën e ligjeve dhe rregulloreve që janë të publikuara për këtë qëllim. Testimi i njohurive të të gjithë kandidatëve bëhet sipas ligjeve aktuale në fuqi në datën e provimit. |
| Trajnim Praktik | Pas përfundimit të të gjitha lëndëve të nivelit të parë, fillon trajnimi në Software të Kontabilitetit me qëllim që kandidatët të përgatiten edhe në anën praktike të punës në kontabilitet. |
