Ekspert Tatimor
07.03.2026 10:14
Eksperti tatimor ndihmon bizneset të menaxhojnë rrezikun, të plotësojnë kërkesat rregullatore dhe të arrijnë objektivat strategjike të tyre. Nga raportimi i tatimeve e deri tek transformimi i funksioneve tatimore, ekspertët tatimor ndihmojnë në nxitjen e ideve dhe teknologjive inovative për të zhvilluar funksionin tatimor të së ardhmes.
Ekspertët tatimor përdorin njohuritë e tyre rreth legjislacionit tatimor për të ofruar shërbime këshillimore për klientët, duke siguruar që ata të paguajnë tatimet e tyre në mënyrën më efikase dhe të përfitojnë nga çdo avantazh dhe përjashtim tatimor. Ata duhet të jenë në hap me kohën rreth ndryshimeve në ligjet tatimore dhe të shpjegojnë në terma të thjeshtë legjislacionin e komplikuar dhe implikimet e tij ndaj klientëve të tyre.
Ekspertët Tatimor përfitojnë aftësitë e mëposhtme:
- Regjistrojnë transaksionet në librat e kontabilitetit;
- Përgatisin pasqyrat financiare themelore sipas SNRF dhe SNRF për NVM;
- Harmonizojnë librin e parasë së gatshme me pasqyrat bankare;
- Bëjnë rregullime në kontabilitet dhe korrigjoni gabimet;
- Identifikojnë entitetet biznesore dhe nevojën e tyre për raportim financiar;
- Analizojnë dhe interpretoj pasqyrat financiare;
- Shpjegojnë përputhshmërinë e kontabilitetit me tatimet kombëtare dhe përmbushjen e kërkesave;
- Përgatisin format e deklarimeve tatimore për individët dhe organizatat në përputhshmëri me kërkesat e legjislacionit vendor (WM/CM/WR, QL/QS, IL/IS, PD/CD, etj);
- Bëjnë dallimin në mes të planifikimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe evazionit tatimor;
- Interpretojnë dhe aplikojnë drejtë të gjitha ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Kosovë.
Kualifikimi
Kandidati i cili përfundon me sukses të gjitha lëndët dhe përmbushë kërkesat si: edukimi universitar, profesional dhe atë të përvojës praktike relevante, fiton titullin “Ekspert Tatimor”
Anëtarët ekzistues të Shoqatës mund të fitojnë titullin duke plotësuar këto kushte:
Teknik Kontailiteti – do të fitojnë titullin ‘Ekspert Tatimor’ pasi të dëgjojnë ligjëratat dhe kalojnë provimin në lëndën “P5- Raportimi Financiar”.
Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar - do të fitojnë titullin ‘Ekspert Tatimor’.
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar – Lirohen vetëm nga lënda T1.
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - do të fitojnë titullin ‘Ekspert Tatimor’ pasi të dëgjojnë ligjëratat dhe kalojnë provimin në lëndën “P5- Raportimi Financiar”.
Kushtet paraprake për regjistrim
- Përfundimi i fakultetit në nivel bachelor
- 12 muaj përvojë pune në kontabilitet, tatime apo auditim - që mund të përfitohet gjatë apo edhe pas trajnimit.
Kërkesat për Specializim
Edukimi universitar: kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit bachelor
Edukimi profesional: kandidatët duhet të kenë ndjekur trajnimin profesional dhe duhet të kenë kryer të gjitha provimet e parapara.
Përvoja praktike: kandidatët duhet të kenë së paku 12 muaj eksperiencë në kontabilitet, tatime apo auditim për të fituar thirrjen ‘Ekspert Tatimor’
Kodi i etikës: kandidatët duhet të respektojnë kërkesat e Kodit të Etikës të FNK-së.
Planprogrami për Ekspert Tatimor:
| T1 - Bazat e Kontabilitetit dhe Raportimi Financiar | PËRSHKRIM I SHKURTËR I PËRMBAJTJES |
Pjesa I
Pjesa II
| |
| T2 - Ligjet dhe Tatimet në Kosovë | PËRSHKRIM I SHKURTËR I PËRMBAJTJES |
| |
| T3 - Analiza e Pasqyrave Financiare | PËRSHKRIM I SHKURTËR I PËRMBAJTJES |
|
