Auditor i Brendshëm i Certifikuar
07.03.2026 10:09
Auditor i Çertifikuar në Financa Publike është ai person eksperienca dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare të institucioneve publike në mënyrë që të sigurojë menaxhimin korrekt të financave publike. Auditorët e Çertifikuar të Financave Publike kryejnë kontrolle në llogaritë e të gjitha institucioneve publike. Ata sigurojnë që financat e tyre janë të shëndosha dhe se të gjitha standardet ligjore dhe të raportimit financiar janë përmbushur.
Për të kaluar në nivelin Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik, kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin Teknik i Kontabilitetit.
Niveli Teknik i Kontabilitetit është rrugë e përbashkët për të dy çertifikimet edhe atë në sektorin privat edhe publik. Kandidatët mund të zgjedhin mundësitë nëse dëshirojnë të çertifikohen për sektorin publik.
Auditorët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:
- Kryeni detyrat operacionale të menaxhimit financiar brenda për brenda një organizate të sektorit publik
- Kryeni procesin e planifikimit dhe buxhetimit përmes të cilit identifikohet totali i resurseve që duhet mobilizuar
- Vendosni prioritetit dhe vendimet për shfrytëzimin e resurseve si dhe vendimet për alokimet buxhetore për njësitë operuese të nivelit qendror dhe atij lokal
- Përgatisni pasqyrat financiare për përdorim të jashtëm për organizatat e sektorit publik si një njësi ekonomike ose si kombinim i grupit, duke zbatuar SNKSP-të
- Të analizoni dhe interpretoni pasqyrat financiare të organizatave të sektorit publik duke përdorur koeficientet
- Kuptoni të hyrat dhe shpenzimet publike si dhe identifikoni sistemet kryesore të taksave dhe vlerëson ndikimin e tyre në sektorin financiar publik
- Përdorni Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar në Kosovë (SIMFK)
- Vlerësoni të dhënat, të peshoni pasojat strategjike të vendimeve dhe të jepni këshilla për drejtimet alternative të veprimeve
- Kuptoni dhe kryeni procesin e qeverisjes së korporatave, të sistemeve, strukturave, rrjeteve, politikave dhe procedurave me të cilat ajo arrihet
- Përshkruani kornizën e kontrollit të brendshëm të financave publike në organizatat e sektorit publik, kontributin e tij në qeverisjen e mirë, dhe marrëdhëniet e tij me funksionimin e auditimit të brendshëm
- Përshkruani se si menaxhohen rreziqet për arritje të qeverisjes së mirë
- Kryeni auditimin e institucioneve shtetërore dhe publike në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI)
Kualifikimi
Për t’u kualifikuar ‘Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik’ sipas skemës së përbashkët ShKÇAK-CIPFA, ekzistojnë dy mundësi:
1) Anëtarët e ShKÇAK të cilët kanë thirrjen ‘Auditor i Çertifikuar’ dhe kanë 5 apo më shumë vite përvojë pune në sektorin publik, mund të fitojnë thirrjen më të lartë në ShKÇAK dhe CIPFA për sektorin publik, konkretisht Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik pa iu nënshtruar asnjë provimi shtesë.
2) Të kualifikohen si Teknik i Kontabilitetit në ShKÇAK dhe pastaj do të kenë mundësinë të ndjekin trajnimin profesional të këtij programi i cili përbëhet nga gjashtë lëndë.
- Edukimi universitar: kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit baçelor.
- Edukimi profesional: kandidatët duhet të kenë ndjekur trajnimin profesional të këtij programi dhe duhet të kenë kryer të gjitha provimet e parapara.
- Përvoja praktike: kandidatët duhet të kenë së paku 3 vite përvojë pune në sektorin publik në financa, auditim ose në ndonjë pozitë ekuivalente. Përvoja praktike mund të realizohet para ose pas regjistrimit në programin çertifikues por thirrja mund të fitohet vetëm pas arritjes së të gjitha kërkesave të programi çertifikues.
- Kodi i etikës: kandidatët duhet të respektojnë kërkesat e Kodit të Etikës të IFAC/FNK.
Kushtet paraprake për regjistrim
- Kualifikimi si Teknik i Kontabilitetit
- Tre (3) vite përvojë pune në sektorin publik
Planprogrami për Auditor të Çertifikuar të Sektorit Publik
Trajnimi për kualifikimin Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 1. Menaxhmenti Financiar dhe Buxhetimi | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 2. Raportimi Financiar i Sektorit Publik | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 3. Financa Publike dhe Sistemi Informativ | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 4. Planifikimi Strategjik dhe Zhvillimi i Politikave | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 5. Qeverisja, Rreziku dhe Kontrolli | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 6. Metodologjia e Auditimit | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
|
Copyright © 2016 - 2026 - All Rights Reserved.
