Kontabilist i Certifikuar
17.01.2026 10:04
Profesioni i kontabilitetit në vendet e zhvilluara perëndimore tashmë është i dëshmuar dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Profesionistët e kontabilitetit janë profesionistët e biznesit të cilët më së tepërmi paguhen në Bashkimin Evropian. Më nuk është e nevojshme për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë jashtë për t’u bërë profesionistë të kontabilitetit dhe të financave.
Nëse dëshironi të bëheni kontabilist profesionist, kualifikimi i Kontabilistit të Çertifikuar është ai që juve ju duhet.
Kontabilistët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:
- Diskutoni dhe aplikoni kornizat rregullative për raportim financiar
- Kontabilitetin për transaksione në përputhje me SNK/SNRF
- Analizoni dhe interpretoni pasqyrat financiare
- Përgatitni dhe prezantoni PF për entitetet e veçanta dhe kombinimet biznesore në përputhje me SNK/SNRF
- Shpjegoni konceptin e auditimit dhe sigurisë dhe funksionet e auditimit, qeverisjes së korporatave duke përfshirë sjelljen etike dhe profesionale
- Paraqitn i mënyrën se si auditori përfiton dhe pranon angazhimet e auditimit
- Përshkruani dhe vlerësoni kontrollet e brendshme, teknikat, testet e auditimit duke përfshirë sistemet e TI-së.
- Diskutoni rolin dhe qëllimin e funksioneve të menaxhmentit financiar
- Diskutoni dhe aplikoni teknikat e menaxhimit të kapitalit punues
- Bëni vlerësimin efektiv të investimeve
- Diskutoni dhe aplikoni parimet e vlerësimeve biznesore dhe të pasurive
Kualifikimi
Planprogrami për kualifikim për Kontabilist të Çertifikuar siguron një theks të veçantë në aftësitë e raportimit financiar të cilat janë zhvilluar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Kontabilistët e Çertifikuar do të mësojnë parimet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm për ndërmarrjet, metodat e auditimit dhe standardet si dhe një grup të gjerë të planifikimit të biznesit, mbështetjen e vendimeve dhe aftësitë e menaxhimit të performancës.
Për t’u trajnuar për Kontabilist të Çertifikuar ju duhet së pari të përfundoni kualifikimin për Teknik të Kontabilitetit. Anëtarësia për Kontabilist të Çertifikuar është e hapur për profesionistët të cilët punojnë në kontabilitet e të cilët kanë përfunduar kualifikimin e ShKÇAK për Teknik të Kontabilitetit.
Kushtet paraprake për regjistrim
- Diplomë Universitare;
- Përfundimin e nivelit për Teknik të Kontabilitetit;
- Dëshmi për së paku tre (3) vite përvojë pune të verifikuar në kontabilitet - që mund të përfitohet edhe gjatë apo pas trajnimit.
Planprogrami për Kontabilist të Çertifikuar
Trajnimi për t’u kualifikuar si Kontabilist i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 5: Raportimi Financiar | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
| |
Lënda 6: Auditimi | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Korniza konceptuale dhe rregullative e auditimit
Auditimi i brendshëm Planifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve
Kontrollet e brendshme
Evidenca për auditim
Rishikimi dhe raportet e auditimit
| |
Lënda 7. Menaxhmenti Financiar | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Mjedisi i menaxhimit financiar Funksionet dhe qëllimi i menaxhimit financiar
Menaxhimi i kapitalit punues
Vlerësimet e investimeve
Financat e biznesit
Vlerësimi i bizneseve
Menaxhimi i rreziqeve
| |
Lënda 8. Menaxhimi i Performancës | Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Kostot speciale dhe teknikat e kontabilitetit të menaxhmentit
Teknikat e vendimmarrjes
Buxhetimi dhe Kontrolli
Matja e performancës dhe kontrolli
|
